Auto

Kahn Design prezanton Defenderin e ri me “hundë” të gjatë

Kompania e njohur britanike, Kahn Design, dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company prezantojnë edhe një Land Rover Defender të modifikuar i cili ka “hundën” e gjatë.

Emri i plotë i këtij Defenderi të ri është Chelsea Truck Company Land Rover Defender Flying Huntsman 105 Long Nose, i cili pjesën e përparme e ka më të gjatë për 40 centimetra për dallim nga modeli standard.

Ky Defender i ri me “hundë” të gjatë, po ashtu, vjen me eksterier me ngjyrë të “gurit të vullkanit” (Volcanic Rock Satin), mbrojtësit anësor të zgjeruar, maskën e përparme “X-Lander”, dritat “Tron”, mbështjellësin “Flying Huntsman” të rrotës rezervë, transmeton Koha.net. Po ashtu, në interier ka ulëset e përparme “GTB”, orën “Flying Huntsman”, pedalet nga alumini, etj.

{gallery}

Gjithashtu, Defenderi i ri i Kahn Designit vjen edhe me set të ri të rrotave “Defend 1984 Heritage” me ngjyrë të zezë prej 16-inç e me goma 285x75x16, amortizatorët e modifikuar, sistemin e frenave të modifikuar po ashtu, si dhe me sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku.

Sa i përket motorit, ky Defender me “hundë” të gjatë vjen me motor 6.2-litër me kapacitet prej 450 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik me 6 shpejtësi.

Ndërsa sa i përket çmimit, Chelsea Truck Company Land Rover Defender Flying Huntsman 105 Long Nose në Britani të Madhe kushton 149.999 funte.