Kompania e njohur britanike, Kahn Design, ka prezantuar edhe një Land Rover Defender të modifikuar i cili ka “hundë” të madhe dhe emrin e gjatë.
Emri i plotë i këtij Defenderi është Land Rover Defender XS Station Wagon 6.2 V8 LHD Flying Huntsman 105 Long Nose Wide Body, transmeton Koha.net. Kaq emër të gjatë e mori për shkak të pjesës së përparme të zgjatur për dallim nga modeli standard.
Duhet theksuar se eksterieri i këtij Defenderi të ri është me ngjyrë Volcanic Rock Satin, dhe vjen me mbrojtësit anësorë të zgjeruar, maskën e përparme X-Lander, dritat e përparme LED Diamond, set të rrotave “Defend 1947 Heritage” nga çeliku, amortizatorët e modifikuar, sistem e shkarkimit të gazrave po ashtu nga çeliku, etj. Po ashtu, edhe interieri i tij është i modifikuar ku tani vjen me lëkurë, ulëset GTB, timonin tre-cepësh me ngjyrë argjendi Satin, pedalet nga alumini, etj.
Lexoni edhe:
Gjithashtu, ky Defender i ri me emër e “hundë” të gjatë vjen me motor 6.2-litër V8 e kapacitet prej 430 kuajfuqi, në kombinim me marshin automatik prej gjashtë shpejtësive.
Sa i përket çmimit, Land Rover Defender XS Station Wagon 6.2 V8 LHD Flying Huntsman 105 Long Nose Wide Body kushton 149,995 funte.
{gallery}