Kompania e njohur britanike, Kahn Design, dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company nuk pushojnë as verës dhe këtë e konfirmon ky Land Rover Defender i modifikuar.
Në fotografi shihet modeli me emrin e gjatë - Aintree Green Land Rover Defender 2.2 TDCI 110 Double Cab Pickup Chelsea Wide Track – i cili vjen me eksterier me ngjyrë të gjelbër Aintree, mbrojtësit anësor të zgjeruar, maskën e përparme X-Lander, dritat ‘Shadow Chrome’, mbrojtësin e përparmë të ri me drita të integruara, vrima për ajër në kofano, etj.
Gjithashtu, ky Defender i modifikuar vjen edhe me rrotat Mondial prej 20-inç me ngjyrë të zezë Volcanic, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, xhamat e errët, transmeton Koha.net. Po ashtu, edhe interieri përbëhet nga lëkura, ulëset GTB, orën Churchill, timonin ‘Kahn’ tre-cepësh, tepihët ‘Kahn’ dhe pedalet nga alumini.
Sa i përket çmimit, Aintree Green Land Rover Defender 2.2 TDCI 110 Double Cab Pickup Chelsea Wide Track kushton 39,999 funte.
{gallery}