Kompania e njohur Kahn Design dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company së fundmi kanë prezantuar projektin e tyre më të ri, modelin e modifikuar Land Rover Defender, të cilin e ka bërë shumë të veçantë.
Ky projekt mban emrin “Fungus Green Defender Superhero by Chelsea Truck” dhe vjen me eksterier me ngjyrë të gjelbër “Fungus”, çatinë me ngjyrë të bardhë “Old English”, mbrojtësit anësorë të zgjeruar, maskën e përparme X-Lander, dritat LED Diamond, mbrojtësin e përparmë të ri me dritat e integruara, si dhe vrimat për ajër në kofano, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, ky Defender i modifikuar vjen edhe me rrotat Mondial prej 20-inç me ngjyrë të zezë “Volcanic”, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, xhamat e errët, interier prej lëkure, ulëset GTB, orën Churchill, timonin tre-cepësh “Kahn” si dhe pedalet nga alulmini.
Sa i përket çmimit, ky Defender i modifikuar në Britani të Madhe kushton 66,995 funte.
{gallery}