Auto

Kahn Design prezanton Defenderin e ri me “hundë” të madhe

Kahn Design prezanton Defenderin e ri me “hundë” të madhe

Kompania e njohur britanike, Kahn Design, ka prezantuar edhe një Land Rover Defender të modifikuar i cili ka “hundë” të madhe dhe emrin e gjatë.

Emri i plotë i këtij Defenderi është Land Rover Defender XS Station Wagon 6.2 V8 LHD Flying Huntsman 105 Long Nose Wide Body, transmeton Koha.net. Kaq emër të gjatë e mori për shkak të pjesës së përparme të zgjatur për dallim nga modeli standard.