Prodhuesi gjerman i veturave, Mercedes, ka konfirmuar se premiera botërore e gjeneratës së dytë së Mercedes CLA do të mbahet në panairin ndërkombëtar të elektronikës (CES) në Las Vegas.
Njoftimi i premierës së ardhshme shoqërohet nga një ‘teaser’ që tregon siluetën e kësaj makine, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMercedes CLA për vitin 2019 është modeli i gjeneratës së katërt që do të prezantohet në publik. Para tij debutuan klasa e re A dhe B.
Mercedes do të jetë në CES 2019 për të prezantuar edhe EQC elektrike SUV dhe konceptin e Vizionit Urbanetic.
Panairi Ndërkombëtar i Elektronikës në Las Vegas gjithnjë e më shpesh po u shërben prodhuesve të veturave, dhe përveç të arriturave të fundit të teknologjisë, prezantohen edhe modelet e reja të automjeteve.