Audi TT me katër dyer, nuk do të ndodhë

Audi TT me katër dyer, nuk do të ndodhë

21 November 2018 17:49

Ndonëse u njoftua disa javë më parë se në gjeneratën e re të modelit TT sportiv të Audit mund të bëhet një Coupe me katër dyer, tash bëhet e ditur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Drejtori i Komunikimit në Audi, Peter Oberndorfer hodhi poshtë mundësinë e prodhimit të versionit familjar TT, edhe pse ishte paraparë pas prezantimit të konceptit Sportback disa vjet më parë.

Oberndorfer vuri në dukje se kompania është e kënaqur që ofron versionet vetëm në Coupe me dy dyer dhe Roadster, transmeton ksp.

Përveç kësaj, Audi ka ndërmend që të mos prodhojë as versionin sportiv të modelit të saj më të vogël S1, për shkak të mos mbulimit të kostos.

Megjithatë, Oberndorfer ka paralajmëruar se modeli më i ri në klasën më të vogël nuk do të jetë Q1, por ky model misterioz mund të jetë A1 Allroad.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme