Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

#002 Launch Edition, një Hummer unik e luksoz

Për Mil-Spec Automotive (MSA) është dëgjuar shumë shpejt pasi kjo kompani ka krijuar një SUV luksoz të bazuar në Hummer H1.

MSA së fundmi ka zbuluar versionin e dytë të vizionit të saj unik i bazuar në Hummer H1, me etiketën #002 Launch Edition, transmeton Koha.net. Natyrisht, #002 është pasues i modelit #001 Launch Edition.

#002 Launch Edition, po ashtu, vjen me disa elemente të cilat MSA nuk planifikonte t’i ofronte. Pavarësisht se është model unik e luksoz, blerësi ka kërkuar që #002 të ketë amortizatorët dhe ulëset të cilat mund të rregullohen përmes sistemit me ajër.

Amortizatorët me ajër e bëjnë këtë model unik të jetë më i lartë për 7-inç, ndërsa ulëse i japin shoferit dhe pasagjerit rehati. Këto ulëset, përveç që kanë sistemin e nxehjes dhe ftohjes, ato në vete kanë të instaluar edhe sistemin për masazh.

Sa i përket motorit, #002 Launch Edition ka motor dizel 6.6-litër Duramax V8 Turbo me kapacitet prej 500 kuajfuqi. Ndërsa sa i përket çmimit, ky model unik e luksoz kushton rreth 290,000 dollarë.

{gallery}