Pas kreacioneve më të pazakonta, duke përfshirë edhe modifikimet nga më të ndryshme, është kompania Mil-Spec Automotive (MSA) e cila me seli është në Wichita, Kansas - SHBA.
Fillimisht i zhvilluar dhe i krijuar ekskluzivisht për qëllime ushtarake, Hummer i parë u ofrua më vonë edhe në version “civil” (për qytetarë) për shkak të konsumatorëve që këmbëngulën në një automjet që, me pamjen dhe specifikat e saj, është ndryshe nga gjithçka që ofrohet në treg, transmeton Koha.net.
Hummer, pas modelit H1 në treg ka lansuar edhe modelet H2 dhe H3 dhe kur kompania, nën kujdesin e General Motors, në vitin 2010 mbylli të gjitha bashkëpunimet me disa kompanitë që merren me modifikimin e veturave, filloi të ofrojë një version ushtarak të H1 i cili ishte i përshtatur në mjedisin civil.
{gallery}
Versionin e modifikuar të Hummer H1 e ofron po ashtu Mil-Spec Automotive (MSA) dhe pas emrit Launch Edition M1 (#003) fshihet H1 me ngjyrë gri në version Pick-up i cili ka motor dizel 6.6-litër V8 Turbo me kapacitet prej mbi 500 kuajfuqi.
Edhe
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
MSA për këtë “bishë” të madhe ka zgjedhur rrotat dhe gomat e veçanta, interierin me lëkurë, instrument-tabelën e re, sistemin e ri audio dhe të drejtimi (Momo Prototip), përcjell Koha.net. Po ashtu, M1 Launch Edition ka edhe një hapësirë të veçantë për ajër për motorin në rast se kalon në ndonjë vend të thellë me ujë.
Lexoni edhe:
Gjithashtu, MSA ofron edhe versione të tjera të modelit H1 me të njëjtat specifika dhe modeli që shihet në fotografitë kushton 239,000 dollarë.