Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Një Hummer gjigant 2-katësh me banjë, dhomë për mysafirë e 4 motorë

Adhuruesi i automobilave, Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan, është pronar i Hummer H1 më të madhit në botë.

Hummeri i modifikuar është 6.6 metra i lartë, që i bie më shumë se dy kate shtëpie, që qëndrojnë mbi katër rrota. Gjatësia e tij është 14 metra, kurse gjerësia 6 metra.

Image

Është veturë mahnitshme, plotësisht funksionale dhe është emërtuar Hummer H1 X3.

Ky gjigant ka shkallë, një zonë për mysafirë dhe një banjë.

H1 X3 nuk do të përdoret për ngasje në rrugë, por do të ekspozohet në një muze në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Edhe BMW X3 i ri, më i madhi në histori Auto BMW X3 i ri, më i madhi në histori
Image

Sheikh Hamad Bin Hamdan Al Nahyan është miliarder dhe anëtar i familjes mbretërore që mban rekordin botëror për koleksionin më të madh të makinave 4x4 në botë. Ai zotëron gjithsej 718 automjete të tilla me tërheqje me katër rrotë.

Hummer H1 X3 ka katër motorë me naftë dhe arrin shpejtësi maksimale prej pak më shumë se 30 km në orë.

Bazohet në platformën LARC-LX të një kamioni amfib amerikan. Pjesa e brendshme është ende në zhvillim e sipër, por kati i parë tashmë ka një tualet, ndërsa kati i dytë një hapësirë ​​private për mysafirët.

Ky nuk është i vetmi automjet special 4x4 në pronësi të sheikut. Ai tashmë ka një Dodge Power Wagon të modifikuar me katër dhoma gjumi, një kuzhinë, një dhomë ndenjeje, një banjë e të ngjashme.

Edhe Zbulohen kërkesat superluksoze të Neymarit për transferimin në Arabi Sport Zbulohen kërkesat superluksoze të Neymarit për transferimin në Arabi
Image

Muzeu ku do të vendoset Hummeri ndodhet 30 kilometra në veri të Dubait.

Dhe ndërsa General Motors po prodhon një Hummer elektrik me synimin për të reduktuar emetimet e karbonit, sheiku ka krijuar një përbindësh. /klix