Një zyrtar policor që u përball me serbët e armatosur në Banjskë, ka deklaruar se terroristët s’kishin arritur t’i zbatojnë e t’i kontrollet planet e tyre.
Ai ka thënë të martën se policët i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet për tërheqjen e trupit të Afrim Bunjakut.
“...Kemi arritur në mënyrën më të mirë të mundshme t’i zmbrapsim terroristët dhe të dalim. Kemi arritur t’i bëjmë të gjitha lëvizjet tona që Afrimi të mos mbetet këtu dhe ashtu ia kemi dalë. Normalisht është plagosur edhe Albani gjatë ofensivës, mirëpo ata (serbët) s’kanë arritur asnjëherë t’i zbatojnë e kontrollojnë planet e tyre”, ka deklaruar ai.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se terroristët kanë qenë të përgatitur për një konflikt më të gjerë e më të gjatë.
Ai ka theksuar se sulmi në Banjskë ka qenë agresion kundër sovranitetit të shtetit.
-
Autoritetet zotohen që terroristët e Banjskës do të vendosen një nga një para drejtësisë
-
Kurti kujton Afrim Bunjakun: Të gjithë kriminelët e Banjskës do të përgjigjen para drejtësisë
-
Apelohet që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të vihen para drejtësisë
-
Kurti: Sulmi në Banjskë ka qenë agresion kundër sovranitetit shtetëror
-
Kurti: Bunjaku u vra në një sulm të trajnuar me plan e të mbështetur nga Serbia