Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, ka mbajtur sot dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.
Fillimisht, kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu, ka sqaruar se ky projektligj është miratuar në parim si nga Komisioni, ashtu edhe në seancë plenare, ndërkaq grupi punues është duke analizuar tekstin e projektligjit, i cili është proceduar në Komision nga Ministria e Drejtësisë. Nëpërmjet këtij dëgjimi publik, ka shtuar ajo, do të merren vërejtje dhe sugjerime nga përfaqësues të institucioneve publike dhe atyre të shoqërisë civile, të pranishëm në këtë takim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaxhiu në vijim ka prezantuar edhe amendamentin e propozuar nga ajo dhe nga deputeti Ismajl Kurteshi, duke theksuar se duhet analizuar faktin që një zyrtar i lartë të mos ushtrojë më shumë se një funksion publik dhe se këtë çështje është duke e analizuar mirë edhe Komisioni. Ndërkaq, ka paraqitur edhe shqetësimin e saj lidhur me mosprezencën e ministres së Drejtësisë në këtë takim, Dhurata Hoxha, e cila nuk i është përgjigjur kësaj ftese.
Edhe anëtarët e Komisionit, Agim Ademaj e Agim Aliu, theksuan se grupi i punës ka shfaqur interesim që të trajtojë këtë projektligj përmes këtij dëgjimi publik dhe se propozimet e tyre do të trajtohen me seriozitet nga Komisioni dhe të përpilohen amendamente shtesë.
Anëtarët e Komisionit sqaruan se ky projektligj është tërhequr dy herë nga Qeveria dhe se tashmë projektligji i ri është plotësuar me amendamente të cilat janë paraparë në fazat e mëhershme.
Anëtarja e Komisionit, Valdete Bajrami, duke shprehur shqetësimin e saj tha se shumica e funksionarëve të lartë kanë shumë pozita dhe për rrjedhojë, rregullimi i kësaj çështjeje është i domosdoshëm.
Në vijim, me diskutimet e tyre kontribuuan edhe: Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Antikorrupison, Artan Demhasaj nga organizata “Çohu”, Edmond Dunga nga Këshilli i Evropës, Rinor Hoxha, përfaqësues nga OSBE, Florent Spahija, përfaqësues nga KDI, Driton Mustafa, përfaqësues nga Dogana e Kosovës, Afrim Atashi, përfaqësues nga AKK-ja, Dren Ajeti nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, si dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile dhe institucioneve tjera, të cilët paraqiten një sërë vërejtjesh dhe sugjerimesh në nene të caktuara të këtij projektligji.
Disa nga ta theksuan faktin se projektligji i ri është më i avancuar se ai paraprak, ndërkaq ngritën shqetësime tjera në disa dispozita të këtij projektligji, me theks të veçantë sa i përket zyrtarëve të lartë. Mes tjerash, ata theksuan se sanksionet dhe gjobat janë të ulëta dhe se ekzistojnë edhe disa zbrazëtira tjera ligjore, të cilat duhet rregulluar nga Komisioni.
Komisioni kërkoi nga të pranishmit që të dorëzojnë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre deri më datën 18 prill, në mënyrë që rekomandimet dhe propozimet e tyre të shqyrtohen nga Komisioni.