Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu me anëtarët e Komisionit për Legjislacion bisedojnë rreth Ligjit për përgjegjësinë disiplinore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe mbikëqyrje të Agjencisë kundër Korrupsionit. Ajo ka vlerësuar angazhimin e deputetëve në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ministrja Haxhiu fillimisht e ka vlerësuar angazhimin e Komisionit dhe njëherit i ka njoftuar deputetët lidhur me dy ligjet përkatëse. Tutje Ministrja Haxhiu njoftoi anëtarët e Komisionit për çështjet të cilat janë duke u adresuar me ndryshimet ligjore lidhur me Ligjin për KPK të cilat afektojnë gjithashtu në Ligjin për Përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pastaj për vështirësitë dhe mangësitë e identifikuara në zbatim ë Ligjit për Procedurën Përmbarimore si dhe çështjet e adresuara me ndryshim plotësimet e reja të këtij Ligji, përfshirë analizën e cila është duke u kryer si dhe procesin e ndryshim plotësimit të udhëzimet administrative për tarifat e përmbaruesve privat”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave.

Kryesues i Komisionit, Driton Selmanaj, ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me MD-në për adresimin e çështjeve të kanë të bëjnë me ligjet në fjalë

“Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislacionit në fuqi dhe ndryshimeve të nevojshme që duhet bërë, veçanërisht pas monitorimit dhe rekomandimeve të dala nga Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe adresimin e rekomandimeve të tilla.”