Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Miratohet në parim projekt-kodi i procedurës penale, Haxhiu: Adresohet çështja e gjykimit në mungesë

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të premten ka shqyrtuar Projekt-kodin e procedurës penale. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, arsyetoi dhe prezantoi këtë projektligj.

Haxhiu tha se kanë punuar shumë për të evidentuar të gjitha problemet, si ai i gjykimit në mungesë për krimet e luftës si dhe suspendimin e personave nga detyra që po akuzohen për vepra të ndryshme penale si korrupsioni.

“Ju theksoj gatishmërinë time, por edhe të ministrisë që udhëheqë duke pasur një qeverisje korrekte. Ky dokument është mjaftë i rëndësishëm ku grupi punues është përpjekur që të evidentoj të gjitha problemet”.

“Qëllimi i këtij draft-ligji është hartimi i drejtësisë penale. Theksoj se janë adresuar shumë çështje si ajo e dënimit në mungesë për të gjitha veprat penale, suspendimi i personave zyrtarë nga detyra”.

Haxhiu theksoi rëndësinë edhe të afatit të hetimeve ku aktualisht është dy vjet për dallim me vitet e kaluara, sepse sipas saj, ka qenë një periudhë shumë e gjatë më parë.

“Ende konsiderohet që ka një numër të madh të aktakuzave dhe vepra të ndryshme penale, dhe për këtë e kemi konsideruar të rëndësishme suspendimin nga puna e tyre zyrtare. Po ashtu theksoj këtu edhe afatin e hetimeve i cili tani është dy vite sepse ka qenë shumë gjatë më parë”./ EO