Në dëgjimin publik të organizuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, kryetarja e Komisionit, Albulena Haxhiu theksoi se Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk janë përgjigjur për zbatimin e ligjit.
Haxhiu tha se nga monitorimi i zbatimit të ligjit, janë gjetur, mosinformimi lidhur me kufizimin e zyrtarëve të lartë në ushtrimin e veprimtarive tjera krahas funksionit publik, mosshfrytëzimi i sanksioneve për shkelësit e ligjit, mungesa e rregullave të veçanta brenda çdo institucioni për parandalim të konfliktit të interesit, si dhe institucionet publike nuk dorëzojnë raporte vjetore te AKK dhe të njëjtat nuk sanksionohen.
Ndërkaq, deputeti Hajdar Beqa, theksoi se ligji ka hyrë në fuqi në procedurë të shpejt, andaj për këtë është organizuar ky dëgjim publik që Ligji të jetë sa më i zbatueshëm nga institucionet e përkatëse.
Prokurori Besim Kelmendi, është pajtuar me të gjitha të gjeturat, por tha se nuk ka parë një rekomandim të Kuvendit për harmonizim të ligjeve që gjatë orarit të punës zyrtarët të mos kompensohen për punën dytësore.
Sipas tij, harmonizimi i ligjeve duhet të ndodhë për parandalimin e konfliktit të interesit./ksp/
-
Ligji kundër korrupsionit është në rregull, i parregullt është zbatimi i tij
-
Haxhiu me anëtarët e Komisionit për Legjislacion bisedojnë rreth Ligjit për përgjegjësinë disiplinore
-
Shala: Disa prokurorë patën të hyra vjetore deri në 54 mijë euro nga pozitat dytësore
-
Haxhiu letër AKK-së: Zbatoni Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit
-
Havolli: Raste të mëdha të konfliktit të interesit janë dorëzuar në prokurori