Brenda zyrës së Sindikatës së minatorëve të Trepçës është duke u zhvilluar një takim mes kryesisë së sindikatës dhe disa deputetëve të partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë, raporton “RTK”.
Në takim janë parë duke hyrë deputetët: Armend Muja, Arjeta Fejza, Halil Thaçi, si dhe zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë.
Ka më shumë se një orë që deputetët po qëndrojnë në zyrën e sindikatës në Stantërg, ndërkohë që greva e minatorëve po vazhdon.
Artikuj të ngjashëm
-
Minatorët ende pa paga, paralajmërojnë protestë për të enjten
-
Menaxhmenti i “Trepçës” zotohet t’i ekzekutojë pagat e minatorëve gjatë javës së ardhshme
-
Qeveria kushtëzon ndihmën për “Trepçën”, reagon Sindikata e Punëtorëve
-
Qeveria: Përkrahja financiare për “Trepçën” varet nga zotimi se do të rifillojë rritja e prodhimit
-
Udhëheqja e “Trepçës” thotë se po punon për të gjetur zgjidhje për minatorët