Arbëri

Zyrtarë të EULEX-it brenda shtëpisë së Veselit, ata të Policisë së Kosovës jashtë

Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Kjo është konfirmuar edhe nga Gjykata Speciale përmes një komunikate

Ndërkohë policët kosovarë kanë rrethuar banesën e tij në qendër të Prishtinës ku po kryhet bastisja dhe e cila është afër selisë së PDK-së.

Hetuesit e ZPS-së janë parë në parkingun e PDK-së. Përmes tij ata kanë shfrytëzuar një dalje, e cila lidh hyrjen e ndërtesës ku banon kryetari i PDK-së dhe selinë e kësaj partie.

Në rrugët me të cilat kufizohen selia e PDK-së dhe ndërtesa e banimit të Veselit, ka zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Deri tash nuk ka ndonjë konfirmim nga zyrtarë të PDK-së nëse pritet të bastisen edhe zyrat e kësaj partie.

Dje, kryetari i PDK-së u dërgua në Hagë, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Derisa EULEX-i ka konfirmuar se nuk gjendet në zyrat e PDK-së në Prishtinë.