Pjesëtarë të EULEX-it, sot në mëngjes ia kanë mësyrë edhe shtëpisë së ish-presidentit Hashim Thaçi.
Tri vetura të EULEX-it të shoqëruara edhe nga dy të Policisë së Kosovës janë pranë shtëpisë së Thaçit në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Abelard Tahiri, zyrtar i PDK-së dhe Dastid Pallaska, avokat.
Bastisja nga pjesëtarët e EULEX-it ka nisur nën shoqërimin e avokatit Pallaska dhe të një familjari të Thaçit, ashtu siç parasheh edhe ligji për rastet e Speciales.
Thaçi dje dha dorëheqjen nga posti i presidentit, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale. Gjatë ditës së djeshme u dërgua në Hagë, së bashku me Rexhep Selimin e VV-së dhe Kadri Veselin e PDK-së.
Një ditë më herët në Hagë është transferuar edhe ish-kryetari i Kuvendit dhe zyrtari i Nismës, Jakup Krasniqi.
Në mëngjes, EULEX-i ka nisur bastisjen edhe në banesën e Kadri Veselit në qendër të Prishtinës.