Në kundërshtim me qëndrimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, zyrtarë rangjesh të ndryshme të Qeverisë janë duke avokuar në takime private e zyrtare me ndërkombëtarët, për opsionin e “korrigjimit” të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
E, presidenti Hashim Thaçi është duke i sforcuar përpjekjet për ta bërë realitet këtë opsion.
Burime ndërkombëtare të “Kohës Ditore” kanë thënë të enjten të jenë habitur kur kanë parë zyrtarë qeveritarë tek prezantojnë një qëndrim rreth zgjidhjes së problemit me Serbinë, i cili është kontradiktor me atë që e mban shefi i ekzekutivit.
Në mesin e këtyre ka ministra, këshilltarë ministrash e edhe zyrtarë të rangjeve më të ulëta.
“Ka përfaqësues të ndryshëm, madje edhe ministra e këshilltarë të lartë politikë, që po e përfaqësojnë Qeverinë në ngjarje të ndryshme, përfshirë konferenca e takime të mbyllura, dhe po avokojnë për opsionin e këmbimit të territoreve me Serbinë”, i ka thënë gazetës një burim ndërkombëtar, i cili ka vënë në dispozicion dhe dëshmi të atyre që ka thënë./Besnik Krasniqi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Haradinaj paralajmëron masa për t’ia ruajtur kufijtë Kosovës
-
Argumentet e Thaçit për kufijtë konsiderohen fyese
-
Thaçi nuk zmbrapset nga ideja për “korrigjim” të kufirit me Serbinë
-
Konflikti Serbi-Kosovë tejet i vështirë
-
Serbia vështirë të pranojë njohjen, Kosova vështirë të pranojë diçka që s’është njohje