Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtarë nga Kosova marrin përvojë në Norvegji për trajtimin e dokumentacionit pronësor

Oslo, 24 shkurt - Një delegacion i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i udhëhequr nga kryeshefi ekzekutiv, Prof. Dr. Murat Meha, së bashku me një delegacion nga Agjencia Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës janë duke qëndruar në një vizitë studimore profesionale në Norvegji.

Sipas njoftimit për medie, qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i përvojave mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi “Kartverket” në fushën e skanimit, indeksimit, krahasimit dhe arkivimit të të dhënave kadastrale dhe pronësore. Ky aktivitet i paraprin kthimit tek institucionet e Kosovës të elabortatit kadastral dhe pronësor të vjedhur nga regjimi serb gjatë ikjes nga Kosova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Delegacioni është duke qëndruar në Norvegji prej datës 21 deri më 24 shkurt, ndërsa implementimi i eksperiencave më të mira do të jenë esenciale për përdorimin e të dhënave të kthyera nga Serbia.