Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyra e Veselit tregon se kur do të thirret mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Zyra e kreut të Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të thirret pas plotësimit të propozimeve nga grupet parlamentare të emrave të deputetëve për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, të cilat, siç thuhet në njoftim,nuk i kanë parashtruar akoma propozimet për përfaqësues të komisioneve parlamentare.

bazë të përfundimit të Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur me 20 shtator 2017, është kërkuar nga të gjitha grupet parlamentare që t’i propozojë emrat e deputetëve për kryetarët dhe anëtarët e Komisioneve Parlamentare deri të hënën, më 25 shtator, në orën 12:00. Mirëpo, deri më sot, (më 25 shtator, ora 14:00), propozimet i kanë parashtruar: Grupi parlamentar Lista Serbe, Grupi Parlamentar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Grupi Parlamentar Nisma për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pas parashtrimit dhe propozimeve edhe nga grupet tjera parlamentare të emrave të deputetëve për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të komisioneve parlamentare, do të thirret mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, thuhet më tej në njoftim.