Kryesia e Kuvendit të Kosovës të hënën, do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 11:00.
Sipas njoftimit nga Kuvendi, pika të rendit të ditës do të jenë: Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit; Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës dhe; Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
Për seancën e radhës, pritet të jenë këto pika të rendit të ditës: Deklarimet jashtë rendit të ditës; Pyetjet parlamentare; Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve,. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”; Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021; Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021 dhe; Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.