Është mbajtur Dëgjimi publik lidhur nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, për ecurinë e nxjerrjes së akteve nënligjore, të parapara me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve.
Drejtori i Zyrës për qeverisje të mirë, Muhamet Aliu, deklaroi se Ligjin e kanë koordinuar me të gjitha institucionet, derisa ka përmednur bashkëpunimin me shoqërinë civile, raporton Ekonomiaonline.
“Ne kemi pasur sfidë kur e kemi hartuar këtë dhe nuk kanë pasur gatishmëri për të buxhetuar Ligjin”.
Ndërsa kryetarja e Komisionit, Duda Balje ka pyetur përfaqësuesin nga zyra e kryeministrit se a i kanë bërë analizat financiare për këtë Ligj.
“Tash kemi rishikim te buxhetit dhe a keni bërë analizat financiare”.
Balje ka kërkuar nga përfaqësuesit e ministrisë së Arsimit që të verifikojë edhe shkollat në të cilat kanë vështirësi për pjesëmarrje fizike nxënësit me nevoja të veçanta.
-
Avokati i Popullit: Ligji për mbrojtjen e fëmijës nuk po zbatohet
-
Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i pazbatueshëm
-
Qeveria kërkon forcimin e bashkëpunimit me komunat për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve
-
Shëndeti mendor i fëmijëve, Qelaj: Ka mungesë të mekanizmave për identifikimin e hershëm të problemeve
-
Nuk zgjidhet problemi me vlerësimin e dyfishtë të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë