Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut është konstatuar se Ligji për mbrojtje nga diskriminimi nuk po zbatohet.
Duda Balje, kryetare e këtij komisioni, kërkoi që të veprohet në këtë drejtim; të ndryshohet ligji ose të miratohet një tjetër ligj për çështjen e luftimit të diskriminimit.
Në të njëjtën linjë ishte edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj, i cili deklaroi se autoritetet kanë dështuar që Ligji për mbrojtje nga diskriminimi të jetë i zbatueshëm.
Sipas Qelajt, ligji ka edhe mangësi. Ai përmendi mungesën e akteve nënligjore.
Ndërkaq, Edi Gusia, kryeshefe e Agjencisë për Barazi Gjinore, përmendi moszbatueshmërinë e ligjit si dhe nevojën që ai të ndryshohet, që siç tha ajo “ligji të bëhet i zbatueshëm”.
Si konkluzë e përbashkët e mbledhjes u vë në pah nevoja që autoritetet të bëjnë më shumë në luftimin e të gjitha llojeve të diskriminimit, duke përdorur të gjitha mekanizmat ligjorë.
-
Avokati i Popullit thekson nevojën për mekanizma më të fortë në luftën kundër diskriminimit
-
Avokati i Popullit: Ligji për mbrojtjen e fëmijës nuk po zbatohet
-
Zyra e kryeministrit: Kemi pasur sfidë për ta buxhetuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës
-
7 raste në gjykatë ndaj komunave që nuk respektuan të drejtat e njeriut
-
Sfidat e komunitetit LGBTI+, kërkohet miratimi i Kodit Civil