Zyra e Bashkimit Evropian pas një periudhe afro 6- vjeçare i ka dhënë fund praktikës së izolimit të Komunës së Prizrenit.
Embargoja e kësaj Zyreje ka ndodhur shkaku i mungesës së respektimit të parimeve të qeverisjes së mirë nga qeverisja e drejtuar nga ish kreu komunal, Ramadan Muja, shkruan sot “Koha Ditore”.
Drejtuesit e kësaj zyre gjatë kësaj jave kanë takuar lidershipin komunal, me ç’rast të dyja palët janë dakorduar për rivendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit, sidomos për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së dhe të Komunës së Prizrenit janë pajtuar që me fondet evropiane të financohet ndërtimi i një shkolle në këtë komunë, ndërkohë që bashkë me aktorë të tjerë kanë nënshkruar edhe letrën e bashkëpunimit për rivitalizimin dhe integrimin socioekonomik të rrugës “Marin Barleti” në Qendrën Historike të Prizrenit.
Sipas aktivistëve të shoqërisë civile ky zhvillim është pozitiv dhe pritet t’i sjellë dobi Komunës së Prizrenit, pikësëpari për zbatimin e standardeve të qeverisjes së mirë, që është njëra prej kërkesave konstante të BE-së... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Tri blic-vërejtjet e BE-së
-
Kryetarët e komunave në veri iu ankohen ambasadave edhe për “kontrollin nga Qeveria”
-
Britania mirëpret zotimin e Kurtit për t'u koordinuar me BE-në për planet që prekin komunitetin serb
-
Sot BE-ja pritet t’i heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës
- Koha për “reset” në raportet e Kosovës me BE-në