Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, ka deklaruar të enjten se politika ka pasur ndërhyrje në administratë, por që sipas tij, prapë ky institucion ka shënuar suksese në punë.
Ai ka thënë në DESKU-n e KTV-së se Kosova duhet të mburret me nivelin e përgjegjësisë dhe të përgatitjes së administratës, në raport me vendet e rajonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vërejtje ka pasur dhe do të ketë gjithmonë, rekrutimi ka pasur procedurë normale. Pranimi ka shkuar në bazë të meritave dhe pozitave. Është bërë vlerësim nga një komision, por s’di pse duhet shfaqur mosbesim në gjithçka. Ndërhyrjet nuk përjashtohen, por nëse duan të mëdhenjtë, do të ketë gjithmonë ndërhyrje. Administrata është përdorur për politika, por jo që ka pasur vërejtje të mëdha. Ne si shtet, duhet të mburremi me nivelin e përgjegjësisë dhe përgatitjes së administratës në raport me krejt shtet e regjionit”, ka deklaruar Zymberi.
Sipas tij, administrata në Kosovës është dëmtuar vetëm kur është përdorur “për fushata të ndryshme politike”.
Gjatë së enjtes, deputetët kanë miratuar Ligjin për zyrtarët publikë.
58 deputetë kanë votuar për e katër abstenuan.