Kryetari i Vitisë,të mërkurën, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, Jean Pierre Whicht, dhe me Imri Limanin, anëtar i Komitetit Kosovar të Tregtisë në Gjenevë.
Në këtë takim është diskutuar edhe mundësia e ndërtimit të një fabrike për prodhimin e djathit zviceran në territorin e kësaj komune. Investitorët zviceranë janë takuar edhe me prodhuesit e qumështit me qëllim që të njihen me kapacitetet prodhuese dhe për mundësinë e bashkëpunimit midis tyre në këtë fushë.
Blegtorët e Komunës së Vitisë janë shprehur optimistë se hapja e një fabrike për prodhimin e djathit do të nxiste zhvillimin e blegtorisë dhe se kapacitetet prodhuese të qumështit në Viti në bazë të statistikave janë 15 mijë litra në ditë. Kurse investitorët zviceranë janë shprehur se ata janë të interesuar që në tregun kosovar të prodhojnë djathë të cilësisë zvicerane.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Fermerët “lajnë” me qumësht Ministrinë e Bujqësisë
-
Fermerët e qumështit me traktorë e cisterna protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë
-
LVV-ja në Viti premton mbështetje për bujqit e blegtorët, subvencionim deri në 5 centë për litër qumështi
-
Kurti viziton një fabrikë të çokollatave në Zvicër
-
Paralajmërohet rritje e çmimeve të qumështit