Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e kandidati i kësaj partie për kryetar të Vitisë, Arsim Ademi, kanë zhvilluar fushatë në fshatin Kabash të kësaj komune, ku kanë vizituar një stallë lopësh.
Nga aty Kurti premtoi se me qeverisjen e Vetëvendosjes në këtë komunë, blegtorët e fermerët do të kenë mbështetje të vazhdueshme. Ai u shpreh i bindur se kandidati i tyre, i cili nuk i fitoi zgjedhjet në garën lokale të kaluar, kësaj radhe do të jetë larg si i pari kandidat. Tha se ndryshimi që ka ndodhur në 4-5 vjetët e fundit në Kosovë do ta përfshijë edhe Vitinë.
Edhe Ademi që synon të udhëheqë këtë komunë premtoi disa masa për këtë kategori, mes tjerash tha se do të ketë subvencionim prej 5 centësh për litër qumështi nga ana e Komunës. Kjo parti fushatën e ka vazhduar edhe në takime me rininë e Kamenicës e me vizitën te një biznes në Shtime.
-
VV-ja premton ujë të pijshëm në Viti e qytet të jetueshëm për të rinjtë në Kaçanik
-
Kurti: Na duhet mazhorancë edhe më e madhe, edhe më e fortë
-
Kurti premton mbështetje prej 1 miliard eurosh për biznese për mandatin e ardhshëm
-
Kurti prezanton në Lipjan projekte për banim dhe arsim
-
Kurti zotohet për projekte në Malishevë, Rahovec e Suharekë