Ka më tepër se katër vjet, qëkur banorët e fshatit Gllogjan të Pejës presin nga Komuna t’ua asfaltojë rrugën, që e lidh fshatin e tyre me fshatin Bokshiq të Komunës së Klinës.
Për ndërtimin e kësaj rruge kërkesat ishin paraqitur 10 vjet më parë, kur banorët e të dyja fshatrave kishin marrë iniciativë të përbashkët që të ndërtohej rruga në të dyja fshatrat, shkruan sot “Koha Ditore”.
Para 4 vjetësh Komuna e Klinës e ka rregulluar dhe asfaltuar rrugën në pjesën e territorit të saj, por pjesën tjetër të rrugës nuk e ka vazhduar Komuna e Pejës.
Që atëherë banorët e fshatit Gllogjan janë në pritje që atë ta bëjë edhe Komuna e Pejës në territorin e saj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Banorët kërkojnë rindërtimin e plotë të rrugës së Rugovës
-
Banorët e Kapeshnicës s'e lejojnë operatorin t`i kryejë punimet në rrugë
-
Asfaltimi i rrugës në Lipjan, peng i kontestit me Hekurudhat e Kosovës
-
Asfaltohen dy rrugë të Pogragjës
-
Banorët duan asfaltimin e rrugës, komuna s`e ka në projektet e sivjetme