Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvarritet funksionalizimi i projektit të ujërave nëntokësore në Gjilan

Gjilan, 11 prill- Komuna e Gjilanit, ndonëse ka investuar në rregullimin e infrastrukturës nëntokësore në qendër të qytetit, edhe më tej përballet me problemet e akumulimit të ujit, si pasojë e reshjeve të shiut në disa rrugë të qytetit.

Kështu rruga “Halim Orana”, e cila është një prej rrugëve kryesore të qytetit ku edhe gjendet universiteti “Kadri Zeka” është vërshuar nga reshjet e fundit të shiut, duke bërë që rruga të jetë e pakalueshme për këmbësorët.

Shoqëria civile e Gjilanit , thotë se qeverisja komunale ka bërë investime në rregullimin e lumit Mirusha dhe rregullimin e infrastrukturës nëntokësore, mirëpo sipas tyre këto investime janë bërë pjesërisht për disa rrugë të qytetit, duke mos pasur një plan të përgjithshëm sa i përket zgjidhjes së problemit me ujërat atmosferikë. Ndaj zvarritet prej 17- vjetësh.

Hekuran Aliu nga Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar deklaron se Komuna e Gjilanit edhe pas 17 vjetësh që nga përfundimi i luftës nuk është duke arritur që ta zgjidhte problemin me ujërat atmosferikë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).