Këshilltari politik i kryeministri Albin Kurti, Jeton Zulfaj, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë lidhur me një postim rreth nismës “Ballkani i Hapur”.
Kryeministri Edi Rama gjatë ditës ka thënë se qeveria gjermane e mbështet këtë nismë dhe kërkon nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor.
Por, Zulfaj i është përgjigjur se Gjermania nuk e mbështet Mini-Shengenin, por Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai ka ftuar Ramën të punojnë së bashku në Procesin e Berlinit.
“Gjermania nuk mbështet "Minishengenin" tash të ndryshuar në "Open Balkan". Gjermania mbështet Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. "Minishengen" (Open Balkan...) është duplifikim i panevojshëm. Eja të punojmë së bashku në Procesin e Berlinit Edi Rama”, i ka reaguar në Twitter Zulfaj.
-
Gjermania raportohet se është kundër iniciativës “Ballkani i Hapur”
-
Rama për Ballkanin e Hapur: S’presim sa t’u mbushet mendja atyre që s’duan të kuptojnë
-
Gjermania i sheh si të dobishme bashkëpunimet mes shteteve të Ballkanit Perëndimor
-
Zulfaj i përgjigjet Gjermanisë për CEFTA-n: Serbia po vë kushte
-
Rama e falënderon Scholzin për “ripërtëritjen” e Procesit të Berlinit