Qeveria e Gjermanisë nuk e përkrah iniciativën “Ballkani i Hapur”, ka raportuar portali boshnjak politika.ba, duke u thirrur në burime diplomatike në Berlin dhe Bruksel.
Kjo iniciativë, që deri para pak kohe quhej “mini-schengen”, është nënshkruar në fillim të korrikut në Shkup nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia Veriore, por në Berlin atë e kuptojnë si ndërskamcë në rrotat e Procesit të Berlinit.
Sipas burimeve që citon politika.ba, në Berlin konsiderojnë se bashkëpunimi rajonal duhet të përfshijë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe një gjë e tillë tashmë arrihet përmes Procesit të Berlinit dhe marrëveshjeve që tashmë janë negociuar aty.
“Detyra më qenësore në këtë moment është që të përmbyllen negociatat për katër marrëveshjet që lidhen me lirinë e lëvizjes me leje-njoftime, kalimin e kufijve shtetërorë, lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit për shtetasit e vendeve të treta, për njohjen e licencave për punë për mjekët, stomatologët dhe arkitektët, si dhe për njohjen e diplomave të fakulteteve”, ka thënë një burim diplomatik gjerman, duke shtuar se pritjet janë që deri në samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 6 tetor, të arrihet përparim.
- Sikur Serbia të ishte ashtu siç e sheh Brukseli, do të ishte më mirë për të gjithë
- Berlin 2028: Nga Kongresi në Marrëveshje
-
Nëntë shtete ia mbajnë Serbisë të bllokuar hapjen e kapitujve me BE-në
-
Mosbesimi ndaj qeverisë së Gjermanisë dhe reformave të saj
-
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE