Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ZPS-ja pushon hetimin ndaj Driton Lajçit

Foto: Koha

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se ZPS-ja i ka pushuar hetimet ndaj ish-zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, Driton Lajçi.

Pjesëmarrja e ish-shefit të Divizionit për Mbrojtjen e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, Driton Lajçi, dikur këshilltar i Kadri Veselit, gjatë intervistimit të Sami Lushtakut në Hagë, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ishte parë si tentativë për të ndikuar në drejtësi. Ky fakt ishte radhitur si një nga provat për ndërhyrje, në rastin e aktakuzës kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Të hënën është njoftuar se ZPS-ja ka pushuar hetimin ndaj Lajçit, pa ngritur aktakuzë.

“Më 18 gusht 2023, në bazë të rregullës 47 të Rregullores, ZPS-ja dorëzoi njoftim për pushimin e hetimit kundër Driton Lajçit. Sikurse shihet nga parashtrimet publike në këtë çështje, Driton Lajçi, ish-zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës u bë i dyshuar i ZPS-së në vitin 2019. Çështja e tij lidhej me hetime dhe/ose çështje gjyqësore që kishin të bënin me krime bazë të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, është njoftuar nga Dhomat e Specializuara.

Lajçi ishte ftuar për intervistim nga ZPS-ja në vitin 2019 në cilësinë e të dyshuarit.

Edhe ZPS-ja pushon hetimet për Sokol Bashotën Arbëri ZPS-ja pushon hetimet për Sokol Bashotën

ZPS-ja ka paraqiturr kronologjinë e ngjarjeve në lidhje me hetimin ndaj Lajçit.

2019: Driton Lajçi u bë i dyshuar dhe u thirr në atë cilësi për t’u marrë në pyetje nga ZPS-ja. Lajçi parashtroi kërkesë referuese në DHSGJK ku paraqiti pretendime për shkelje të të drejtave të tij gjatë procedurës së marrjes në pyetje nga ZPS-ja

2020: DHSGJK-ja e deklaroi të papranueshme kërkesën referuese meqenëse kundër tij ende nuk ishte ngritur akuzë penale dhe, rrjedhimisht, kërkesa referuese u konstatua e parakohshme.

2021: Gjykatësi i Vetëm hodhi poshtë kërkesën e parë të Lajçit për një urdhër drejtuar ZPS-së për pushimin e hetimit kundër tij. Më pas, Gjykata e Apelit rrëzoi apelin e Lajçit kundër këtij vendimi dhe u pajtua me konstatimin e Gjykatësit të Vetëm se periudha e hetimit nuk binte në kundërshtim me kriterin e “periudhës së arsyeshme” sipas rregullës 47 të Rregullores; Lajçi i parashtroi Avokatit të Popullit të DHSK-së ankesë ku pretendonte, ndër të tjera, se procedurat e ZPS-së dhe trajtimi i tij në përgjithësi kishin cenuar të drejtën themelore të tij për gjykim të drejtë. Avokati i Popullit i DHSK-së konkludoi se nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën dhe e refuzoi atë mbi këtë bazë.

2022 - 2023: Gjykatësi i Vetëm hodhi poshtë kërkesën e dytë të Lajçit për urdhër drejtuar ZPS-së për pushimin e hetimit kundër tij. Lajçi parashtroi apel kundër këtij vendimi por Gjykata e Apelit e rrëzoi atë dhe përsëri u pajtua me konstatimin e Gjykatësit të Vetëm se periudha e hetimit nuk binte në kundërshtim me kriterin e “periudhës së arsyeshme” sipas rregullës 47 të Rregullores.

Edhe Izedin Bytyqi thotë se kanë pushuar hetimet ndaj tij për korrupsion Arbëri Izedin Bytyqi thotë se kanë pushuar hetimet ndaj tij për korrupsion

ZPS-ja parashtron njoftim se hetimi i saj kundër Lajçit ka përfunduar.