Ishulli i Sazanit në Vlorë është kapluar nga zjarret. Situata me flakët në këtë ishull është përkeqësuar, pasi ato i janë ofruar godinave të ish-bazës ushtarake në këtë vend, ka njoftuar “A2News” të hënën.
Zjarret e rëna prej dy ditësh në ishullin e Sazanit, vazhdojnë të jenë ende aktive dhe po i afrohen ish-bazës ushtarake, e cila aktualisht shërben për monitorimin e hapësirës detare nëpërmjet radarëve.
Terreni i vështirë dhe pamundësia për të ndërhyrë nga ajri, ka bërë që flakët të vazhdojnë.
Zjarrfikësit, ushtarë e policisë janë në terren dhe po përballen me plasje të municioneve të vjetra që janë hedhur ndër vite.
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se situata në Sazan vijon të mbetet kritike, ndërsa shkaku i zjarrit mund të jetë pakujdesia e turistëve.
-
Shqipëria në telashe me zjarret, 11 vatra aktive
-
Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
-
Zjarret në Himarë, gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona
-
38 vatra zjarri të raportuara në Shqipëri, zjarre edhe në Ulqin
-
Irani thotë se i është sulmuar rafineria në Ishullin Lavan pas armëpushimit