Prej vitit 2009-të shërbimi i zjarrfikësve të Komunës së Vitisë objektin e njëjtë po e ndan edhe me disa familje me asistencë sociale, raporton KTV.
Hetem Jakupi, përgjegjës i zjarrfikësve, tha se ndjen dhembshuri për këto familje, porse prania e tyre po ua vështirëson punën pasi kanë zënë komplet katin e dytë të këtij objekti të vjetër.
Ai tregon se kanë bërë edhe ankesë në komunë për gjetjen e një zgjidhjeje, por deri tash nuk është marrë kurrfarë vendimi.
KTV-ja ka tentuar të marrë edhe mendimin e familjarëve, por askush nga ta nuk ka dashur të prononcohet para kamerës.
Ndërkaq, njëra kryefamiljare prapa kamerës ka shpjeguar se është ndarë nga burri dhe nuk ka kurrfarë të ardhurash, ndaj edhe është vendosur këtu.
Aktualisht, në këtë objekt jetojnë vetëm tri familje, por prej vitit 2009-të, janë ndërruar shumë sosh.
-
Inspektorët në Viti rrënojnë objekte në hapësira publike
-
Në Viti, zjarrfikësit me objekt të vjetër, në Kamenicë me pajisje të bollshme
-
Zjarrfikësit e policët në krye të detyrës. Ndihen të lumtur që u shërbejnë qytetarëve edhe në ditë feste
-
Zjarrfikësit pa status të definuar
-
Zjarr në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë