Zjarrfikësit në Viti ankohen për kushte të rënda të punës.
Naser Abazi, zëvendëskomandat i Njësisë së zjarrfikësve, deklaron se ata punojnë në një objekt shumë të vjetër së bashku edhe me njerëzit e pastrehë të cilët i ka sistemuar komuna, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai thotë se edhe automjetet janë amortizuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse Nexhmedin Jakupi, drejtor i Shërbimeve Publike, deklaron se ata kanë ndarë truallin për ndërtimin e objektit të zjarrfikësve dhe se investimi është i nivelit qendror. Kurse ata në Kamenicë kanë përfituar si donacion dy automjete për fikjen e zjarrit dhe një autoambulancë në kuadër të bashkëpunimit që ata kanë me Mentor Krasniqin, i cili është zjarrfikës në qytetin e Ahenit në Gjermani.
Riza Bunjaku, komandanti iNjësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit në Kamenicë, deklaron se ata tashmë kanë përfituar pajisje të cilat do të ndihmojnë punën e tyre në të ardhmen.
“Ai ka sjellë edhe më herët donacion te ne dhe gjatë bisedës me të dhe unë i kam shpjeguar se ne kemi ndërtuar një nënstacion në fshatin Muqiverc dhe na duhen dy kamionë dhe po dëshirojmë që si njësi profesionale e shpëtimit sipas ligjit që na ngarkon të kryejmë edhe shërbimet mjekësore dhe po na duhet një autoambulancë. Me dhanë ndihmën e parë dhe me ofru deri tek emergjenca. Ai këto i ka sjellë dhe tash kemi 6 automjete dhe një autoambulancë”, ka thënë ai.