Zjarrfikësit në Komunën e Kamenicës po ankohen se ata po detyrohen që të kryejnë shërbime falas ndaj Komunës së Ranillugut, ndonëse nuk ka një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet dy komunave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zjarrfikësit në këtë komunë deklarojnë se buxheti i tyre, i cili financohet nga Komuna e Kamenicës nuk mundet të shpenzohet edhe për intervenime jashtë Komunës pa pasur një marrëveshje paraprake me ndonjë komunë.
Thonë se detyrohen që të bëjnë një gjë të tillë, meqë banorët nga Komuna e Ranillugut kërkojnë ndihmë kur bëhet fjala për ndezjen e ndonjë zjarri në ndonjë objekt të banimit apo të emergjencave të tjera.
Riza Bunjaku, komandant i Stacionit të Zjarrfikësve në këtë komunë, deklaron se këto çështje duhet të zgjidhen në mes komunave në mënyrë që të arrihet një formë e bashkëpunimit, e cila do të kënaqte të dy komunat në fjalë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Zjarret në Kamenicë, Komuna thotë se banorët janë jashtë rrezikut
-
Në Kamenicë kërkohet ndihmë nga qytetarët për shuarjen e zjarrit që është përhapur në pyje
-
Në Viti, zjarrfikësit me objekt të vjetër, në Kamenicë me pajisje të bollshme
-
Situata me zjarre në Kamenicë mbetet shqetësuese, kryetari bën thirrje për kujdes maksimal
-
Zjarr në malet e Kamenicës