Arbëri

Zjarr në Arbëri, zjarrfikësit dhe Policia në vend të ngjarjes

Gjatë ditës së sotme u raportua për tym të zi e ndotje të ajrit në komunën e Obiliqit si pasojë e djegies së disa materialeve që ende nuk dihet çfarë kanë qenë, por dyshohet të kenë qenë goma të vjetra.

Përveç këtij rasti, ngjashëm ka ndodhur edhe në kryeqytet, gjegjësisht në lagjen Arbëria ku, siç raportohet, janë djegur disa fusha.

Një qytetare, e cila ka kontaktuar me redaksinë e Kohës, ka thënë se gjatë ditës së sotme, rreth orës 14:40, është ndezur një zjarr në rrugën “Spiro Moisiu” në Arbëri (ish-Dragodan), raporton Koha.net.

Ajo thotë se nuk dihet ende se kush apo çka e ka shkaktuar këtë zjarr, por thotë se zjarrfikësit dhe Policia kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nuk raportohet për të lënduar nga ky rast, ndonëse ndotja e ajrit ka qenë mjaft e madhe pasi një pjesë e konsiderueshëm e tokës është djegur.