Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të kalojnë nëpër disa rrugë. Kjo për shkak të erërave të fuqishme.
Rrugët për të cilat është bërë thirrje për kujdes janë rreth objektit të komunës së re në lagjen “Arbëria”.
Thirrja vjen pasi një vajzë mbeti e lënduar rëndë nga kulmi që ra nga ky objekt një javë më parë.
“Për shkak të erërave të fuqishme që po mbizotërojnë në Kryeqytet, ju bëjmë thirrje të keni kujdes gjatë lëvizjes, e në veçanti në rrugët ‘Ardian Krasniqi’, ‘Radovan Zagoviq’ dhe ‘Nora e Hotit’ të cilat gjenden në lagjen ‘Arbëria’ rreth objektit të Komunës së re deri në sanimin e plotë dhe evitimin e rrezikut në kulmin e ndërtesës”, ka udhëzuar Komuna.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës këshillon qytetarët të kenë kujdes të shtuar shkaku i motit
-
Prishtina në rrezik nga erërat e forta dhe punimet e dobëta
-
Erërat e forta, ekipet kanë intervenuar në disa raste mbrëmë në Prishtinë
-
Paralajmërimi për erëra të forta izolon objektin e Komunës në “Arbëri”
-
Hapen për qarkullim dy rrugët afër objektit të Komunës në “Arbëri”