Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërimi për erëra të forta izolon objektin e Komunës në “Arbëri”

Kulmi i Komunes se Prishtines

Pamje e 18 janarit të vitit të kaluar kur çatia e ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës ishte rrëzuar nga erërat e forta duke i shkaktuar lëndime të rënda një 23-vjeçareje

Paralajmërimi për erëra të forta për të dielën, ka bërë që Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës të izolojë zonën rreth objektit të Komunës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Pikërisht ky objekt mbeti pa një pjesë të kulmit në mes të janarit. Një vajzë ishte lënduar rëndë pas goditjes nga materialet që kishin rënë.

Izolimin e zonës rreth objektit, Komuna ka thënë se do ta bëjë “për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme për shkak se janë paralajmëruar për nesër erëra të forta nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale”.

Komuna ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër parqe dhe të mos parkojnë veturat afër pemëve.

Komuna ka shpërndarë në Facebook edhe parashikimin e motit për 11 shkurt. Aty theksohet se parashihet të ketë shi e edhe erëra të fuqishme.

https://www.koha.net/kronike-e-zeze/406216/nje-e-lenduar-pas-renies-se-kulmit-te-nderteses-se-komunes-ne-prishtine/

Artikuj të ngjashëm