Një qytetare e Obiliqit ka dërguar një video në email-adresën e portalit Koha.net, për të treguar ndotjen që po i bëhet këtij qyteti shkaku i djegies së disa materialeve.
Ajo ka thënë se përveç ndotjes së ajrit që po bëhet nga termocentralet, djegia e materialeve të ndryshme në vende të banuara po e shton edhe më shumë ndotjen.
Kjo qytetare ka thënë se ndotja është shqetësuese për banorët e komunës së Obiliqit.
Tymi i zi ka vështirësuar edhe ndeshjen e Superligës mes KEK-ut dhe Flamurtarit.
Nga fotografitë prej ndeshjes shihet tymi i zi në stadiumin e këtij qyteti.
Artikuj të ngjashëm
-
Prokuroria autorizon Policinë për të hetuar ndotjen nga KEK-u
-
Qytetarët ankohen për rritje të ndotjes së ajrit në Obiliq dhe në Prishtinë
-
Komuna e Obiliqit: Ndotja e ajrit ka dalë jashtë përmasave normale
-
Tym e pluhur jashtë normales në Obiliq
-
Jo vetëm ajri i ndotur, Obiliqi në hall edhe me zhurmën që vjen nga KEK-u