Një qytetare e Obiliqit ka dërguar një video në email-adresën e portalit Koha.net, për të treguar ndotjen që po i bëhet këtij qyteti shkaku i djegies së disa materialeve.
Ajo ka thënë se përveç ndotjes së ajrit që po bëhet nga termocentralet, djegia e materialeve të ndryshme në vende të banuara po e shton edhe më shumë ndotjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo qytetare ka thënë se ndotja është shqetësuese për banorët e komunës së Obiliqit.
Tymi i zi ka vështirësuar edhe ndeshjen e Superligës mes KEK-ut dhe Flamurtarit.
Nga fotografitë prej ndeshjes shihet tymi i zi në stadiumin e këtij qyteti.