Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zhvillohet referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledh sot delegatët e Kuvendit Kombëtar, ndërsa nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha është duke zhvilluar referendumin për të ratifikuar shkarkimin e Bashës.

Ndërkaq, procesi i votimit ka nisur në të gjitha degët e PD në rrethe. Votimi do të zgjasë deri në orën 17:00 dhe të drejtë vote kanë 75 mijë demokratë.

Me logo dhe vulë të re, fleta e votimit i jep dy mundësi demokratëve, të konfirmojnë ose jo me referendum largimin e kryedemokratit.

Për drejtimin e referendumit është ngritur edhe një komision zgjedhor i kryesuar nga Albana Vokshi, me anëtarë Ervin Minarollin, Eno Bozdon, Edit Harxhin dhe Keltis Krujën. Ky referendum zhvillohet për të ratifikuar vendimin që mori Kuvendi i thirrur nga Berisha më 11 dhjetor. Ndërkaq, pritet që ish kryeministri Berisha të vitojë në degën numër 2 në Tiranë, në ora 10:00.

Zhvillimet brenda PD-së u tensionuan pasi SHBA-ja përcaktuan ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij si person të papërshtatshëm për të vizituar për shkak të korrupsionit domethënës dhe dëmtimit të demokracisë prej tij dhe aleatëve të tij.

Edhe pse Berisha deklaroi se u dorëhoq dhe u tërhoq nga politika pas humbjes së zgjedhjeve në 12013, zoti Basha e përfshiu atë në listën e deputetëve edhe në zgjedhjet e 2017 dhe në listën e deputetëve të këtij viti, por vendosi ta përjashtojë nga grupi parlamentar pasi u shpall non grata nga SHBA.

Edhe Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave Arbëri 2 muaj më parë Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave

Ky përjashtim nga grupi acarroi marrëdhëniet midis tyre, edhe pse zoti Berisha deklaroi se do të mbrohej personalisht para një gjykate francize ndaj përcaktimit të SHBA-ve për korrupsion.

Ish kryetari Berisha ndërmori një fushatë nëpër qytete, duke ftuar përkrahësit e opozitës, që të rrëzonin zotin Basha nga kreu i Partisë Demokratike./TCH