Zgjidhjet e propozuara rreth demarkacionit nuk e tejkalojnë versionin zyrtar, i cili vazhdon të sillet nëpër sirtarët e Qeverisë dhe Kuvendit, shkruan sot Koha Ditore.
Në takimet e zhvilluara me krerët e shtetit, Markoviq ka ofruar gatishmëri për të intensifikuar dialogun në gjetjen e një zgjidhjeje, që do ta zhbllokonte ratifikimin e marrëveshjes. Sipas burimeve të gazetës, opsioni më i mundshëm është miratimi i një deklarate të përbashkët, ku të dyja palët pajtohen për rishikim të marrëveshjes, formulim ky që ekziston edhe në versionin zyrtar të projektligjit.
“Dispozitat e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015, nëse ka fakte të reja ligjore, mund të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve. Dispozitat e kësaj marrëveshjeje mund të ndryshohen sipas procedurës së njëjtë të paraparë për miratim”, thuhet në këtë ligj, për të cilin e kishte ngritur dorën edhe kryeministri Ramush Haradinaj...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Qeveria shpreson t’i bëjë votat për demarkacion deri të enjten
-
Pritet aneks-marrëveshje Kosovë–Mal i Zi për zhbllokimin e Demarkacionit
-
Çfarë thanë Markoviq e Haradinaj për Demarkacionin
-
Demarkacioni pritet të jetë temë qendrore e takimeve mes Markoviqit e krerëve shtetërorë të Kosovës
-
Zhbllokimi i demarkacionit kërkohet në nenet e marrëveshjes së para tre vjetëve