Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është pajisur me pasaportë të Republikës së Shqipërisë.
Kjo ka ndodhur pasi presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me dekretin nr.10152, në prill të vitit të kaluar, ia ka dhënë nënshtetësinë shqiptare kryeministrit të Kosovës dhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, dhe bashkëshortes së tij, Anita Haradinaj, shkruan Koha Ditore.
Dhënia e pasaportës shqiptare bëhet në një kohë kur Haradinajt është raportuar se i është refuzuar viza nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Megjithatë, kryeministri i Kosovës teksa e ka quajtur një lajm të mirë pajisjen e tij me pasaportë shqiptare, ka hedhur poshtë lajmet e mediave të Kosovës për refuzimin e vizës që i është bërë atij nga Ambasada amerikane në Prishtinë... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)
-
Haradinaj ndërhyn te Meta për t’i pajisur bashkëpartiakët me pasaportë të Shqipërisë
-
“Qeveria e Kosovës s’do të sponsorizojë ligj për shfuqizimin e Speciales”
-
Haradinaj thotë se pasaportën shqiptare s’do ta përdorë për udhëtim, “po punojmë për liberalizim”
-
Haradinaj në kërkim të një formule për liberalizim
-
Haradinaj aplikon për pasaportë të Shqipërisë