Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pasaportën e Shqipërisë nuk do ta përdorë për udhëtim, pasi e ka pasaportën diplomatike.
Megjithatë, tha se e ka pranuar si nder, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë, tha se shqetësimet e qytetarëve për lëvizje të lirë janë të arsyeshme. “Po punojmë për liberalizim. “Është e ndërlidhur me demarkacionin. Jemi në kërkim të formule që të ndodhë liberalizimi. Nuk është kjo zgjidhje për mua që të lëviz me pasaportë të Shqipërisë, por është një nder dhe e pranoj si nder. E kam në shtëpi, por nuk e përdor për udhëtim”, tha ai.
Ndërkohë, në mbledhje me propozimin e tij, Qeveria e Kosovës ka caktuar Avni Arifin shef “për negociata” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Haradinaj tha se kërkesa për emërimin e një përfaqësuesi nga qeveria është bërë nga Bashkimi Evropian. Arifi është shef i stafit të kryeministrit.