Kryeministri, Ramush Haradinaj ka aplikuar për pasaportë të Shqipërisë tri ditë më parë, raportojnë mediat në Shqipëri.
Sipas Ballkan Web, pasi që kreut të ekzekutivit kosovar iu refuzua viza për SHBA, ky i fundit i cili ka nënshtetësi shqiptare që nga 24 prilli i vitit të kaluar tashmë ka aplikuar për këtë dokument udhëtimi.
Ky veprim i Haradinajt vjen pak kohë pasi që presidenti, Hashim Thaçi kërkoi nga institucionet në Shqipëri që të pajisin me pasaporta të gjithë qytetarët e Kosovës, në mungesë liberalizimi nga BE-ja.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj ndërhyn te Meta për t’i pajisur bashkëpartiakët me pasaportë të Shqipërisë
-
Qytetarët e Kosovës pa viza, presidenti e kryeministri me pasaportë shqiptare
-
Haradinaj thotë se pasaportën shqiptare s’do ta përdorë për udhëtim, “po punojmë për liberalizim”
-
Haradinaj në kërkim të një formule për liberalizim
-
Zhbërja e Speciales është e drejtë, thotë Haradinaj