Qeveria e Kosovës ka emëruar bordin e rregullt Mbikëqyrës të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga dy po e ngritin në katër numrin e bordeve të rregullta të ndërmarrjeve, borde që janë emërtuar nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka thënë se ndërhyrja e tyre ishte e domosdoshme për të ndërprerë keqpërdorimet.
“Ndërmarrjet publike nga barrë për buxhetin e shtetit do t’i shndërrojmë në kontribuues të tij. Aktualisht i kemi edhe 10 ndërmarrje publike me borde të përkohshme. Konkursi për ‘Trepça’ Sh.a është shpallur nga Zyra e Kryeministrit.
Anëtarët e Bordit janë: Bahri Hyseni kryesues, Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri.
Edhe
Qeveria emëron një pjesë të bordit të ndërmarrjes “Trepça”
“Pritja jonë është që anëtarët t’i kryejnë detyrat në përputhje me ligjin duke u bazuar në kompetencë e profesionalizëm. Për katër pozitat tjera të lira u bëjmë thirrje nga këtu të kemi më shumë kandidate gra dhe nga komunitetet joshumicë”, ka thënë ai.
Ndërkaq anëtarë të Bordit të KEK-ut janë: Skënder Haziri kryesues, Merita Kasapolli, Bezat Halilaj, Valbona Raifi-Deshishku, Mustafa Pllana, Valdrin Krasniqi anëtarë.