Zgjedhjet presidenciale të Serbisë në territorin e Kosovës do të mund të mbaheshin ndryshe nga zgjedhjet e viteve të tjera, transmeton koha.net.
Sipas gazetës novosti të Beogradit,fletëvotimet nuk do të dërgoheshin për numërim në Rashkë e Vranje, si më herët, por do të shikoheshin aty ku janë mbajtur votimet.
Ky ndërrim i praktikës së deritashme mund të ndodhë për shkak të qëndrimit që e ka marrë Gjykata Kushtetuese e Serbisë në qershorin e vitit 2016, sipas të cilit përcaktimi i rezultateve të vitit 2014 nuk ka qenë në përputhje me ligj.
OSBE në Prishtinë i ka thënë kësaj gazete se do të ofrojë përkrahje për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë e për grumbullimin e fletëvotimeve do të flasë pasi të shpallet zyrtarisht mbajtja e zgjedhjeve presidenciale dhe se do të veprohet sipas marrëveshjes.
-
Zgjedhjet presidenciale serbe në 20 pika votimi në Kosovë
-
Lejohet mbajtja e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë
-
Serbia kërkon votimin dhe numërimin e votave në Kosovë
-
Serbia pajtohet: S’ka organizim të zgjedhjeve në Kosovë
-
Szunyog: Praktika që OSBE-ja t’i mbledhë votat e zgjedhjeve të Serbisë duhet të vazhdojë