Qeveria e Kosovës ka lejuar që zgjedhjet presidenciale serbe të mbahen edhe në Kosovë, të cilat do të monitorohen nga Misioni i OSBE-së.
“Të dielën, më 2 prill, Misioni i OSBE-së në Kosovë do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë me prani të stafit të OSBE-së, në kontekst të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë”, thuhet në njoftimin për media, transmeton KTV. Ky angazhim i OSBE-së bazohet në modelet e mëparshme - të vitit 2012, 2014 dhe 2016.
Për të ndërmarrë këtë operacion, OSBE ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës. “Prania e Misionit të OSBE-së në teren ka vënë në dispozicion informata rreth vendeve që do të shfrytëzohen për këtë operacion”, theksohet mes tjerash në njoftim.
Ekzekutivi kosovar ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për lejimin e mbajtës së zgjedhjeve serbe në Kosovë.
-
OSBE-ja, e gatshme të mbledhë votat për zgjedhjet serbe në Kosovë
-
Qeveria heshtazi lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, opozita e quan shkelje të sovranitetit
-
Szunyog: Praktika që OSBE-ja t’i mbledhë votat e zgjedhjeve të Serbisë duhet të vazhdojë
-
Serbia themelon komisione lokale zgjedhore në qytete të Kosovës
-
Qeveria lejon mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë “bazuar në praktikat e mëhershme”